Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina ka publikuar këngën e saj të re të titulluar "Si ta pranoj"në bashkëpunim me Valon Bytyçin. Balada është dedikim për ish-të dashurin e këngëtares që nuk jeton më, i cili mbeti i vrarë në një atentat në Sukth të Durrësit më 25 prill të vitit 2017.

Fjolla shfaqet e veshur komplet me të zeza dhe në një moment të klipit ajo viziton dhe varrin e tij. Rreth dy vite më parë, u përfol se këngëtarja ka qenë në një marrëdhënie me Juxhin Dautin, i cili u vra bashkë me ish-shefin e Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj.

Edhe pse Fjolla asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin e ish të dashurit, teksa shkon tek varri i tij në klipin e këngës së re, shfaqet emri, Juxhin.