Rita Ora është një nga këngëtaret kosovare që ka kaluar shumë sfida për të arritur famë ndërkombëtare. Megjithatë, ajo nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj, madje e ka treguar gjithmonë me krenari.
Së fundmi, Rita ka bërë një vizitë te shkolla e saj fillore në Londër, ku është fotografuar pranë një pllakate, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës.
“Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”, shkruhet në pllakatë krahas emrit dhe mbiemrit të këngëtares.