Policia kufitare e Qafë Thanës arrestoi mëngjesin e sotëm një 41-vjeçare të cilës iu gjet një sasi e vogël kanabisi në çantë. Policia njoftoi zyrtarisht se është arrestuar Valbona Xeka, 41 vjeç, banuese në fshatin Kameras të Fushë-Krujës dhe që njihet si këngëtare.

Sipas policisë, arrestimi i saj u bë pasi në dalje të vendit, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në automjetin e saj tip “Mercedez-Benz”, me targë AA181ET, në një çantë personale iu gjet 12 gramë kanabis sativa.