Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po arrin majat e suksesit në tregun muzikor ndërkombëtar.
Pas nxjerrjes në treg të hiteve si "New Rules", "IDGAF" apo "One Kiss" Dua sjell një bashkëpunim me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocelli.
Kënga është e llojit baladë dhe titullohet 'If Only', e cila do të jetë pjesë e albumit të Bocellit, "Si".
Lajmi është konfirmuar nga këngëtari italian në faqen e tij Facebook, i cili ka publikuar disa momente nga regjistrimi i kësaj kënge të përcjellë nga kamerat e BBC.





