Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini, është bërë nënë për herë të parë. Ajo e ka dhënë lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në Instagram ku dhe ka zbuluar emrin e fëmijës.
Anjeza dhe bashkëshorti i saj, diplomati Paul Edward Conolly, u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin, Tori.
“Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI (Victoria Kelis Connnolly)”, shkruan Anjeza ku nuk mungojnë urimet e shumta nga ndjekësit dhe miqtë e saj.





