Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka treguar gjithnjë për lidhjen e afërt që ka me mamanë e saj dhe të vëllain Albanin.

Por gjatë ditës së sotme ajo i ka “ngrirë” gjakun të ëmës. Beatrix i ka dërguar foton e një disa testeve shtatzënie pozitive dhe i ka thënë të ëmës se ndihej shumë keq, pasi kishte mbetur shtatzënë. Reagimi i menjëhershëm i nënës së saj ishte ta merrte në telefon për t'i sqaruar.

Megjithatë e gjithë kjo ishte një shaka me rastin e datës 1 prill dhe Beatrix nuk e zgjati shumë në kohë por ja tregoi nënës së saj që të mos shqetësohej më shumë.