Ata janë një prej çifteve të njohur të showbizit, të famshëm me hitin e tyre ‘Të ka lali shpirt’, që numëron miliona klikime në Youtube.
Silva Gunbardhi dhe Dafi janë bashkë prej disa vitesh tashmë dhe kanë dhe një djalë, Dalvin e vogël.
Në datën e lindjes së Dafit, Silva nuk i ka rezistuar një urimi në Instagram teksa ka publikuar një foto.
Ndërkohë, në Instastoryn e saj, publikoi edhe tortën e ditëlindjes, që mesa duket ja kanë ideuar ajo dhe i biri.
“Babi Dafi edhe 100”, shkruan ndërsa ajo që bën përshtypje është fakti që ëmbëlsira është e rrethuar me 500 euroshe, që mesa duket janë pjesë e ngrënshme e dekorit.





