Pas deklaratës së saj muaj më parë se profilin në rrjetet sociale do e mbajë për të promovuar vetëm muzikën dhe anën artistike fshihej një ndarje. Beatrix Ramosaj fshiu çdo foto që kishte me të dashurin e saj prej më shumë se dy vitesh dhe menjëherë filluan dyshimet, për shkak se ata në çdo postim shfaqeshin edhe më të dashuruar.
Por e ftuar në emisionin radiofonik Hangover, Beatrix edhe pse pa dëshirën e saj ka thënë disa fjali përmbyllëse për këtë lidhje.
“Nuk kam folur për jetën time personale. Nuk kam qef më të ekspozoj jetën personale. Është diçka shumë e bukur që mund t’i ndodhë dikujt. Për mua ka qenë hera e parë që kam pasur dikë dhe kam kaluar shuë kohë me të, nuk janë pak dy vite e gjysëm. Kam shumë respekt por kështu është jeta, njerëzit njihen, dashurohen, jo gjithçka mundet të ecë. Tani jam single.”
Këngëtarja u mjaftua me këto fjalë dhe nuk iu përgjigj në vazhdim asnjë pyetjeje tjetër që kishte lidhje më ish të dashurin e saj Ervi Cenolli.
Aktualisht Beatrix është pjesë e spektaklit Your Face Sound Familiar, ndërsa për planet e saj muzikore ende nuk është bërë asgjë e njohur. /Class/