Futbolli është një sport kolektiv dhe çdo pjesë e ekipit duhet të funksionojë pa probleme në çdo nivel që të ketë sukses. Por klubet me yje të mëdhenj shpesh hasin probleme.

E tillë është situata këto ditë te Borussia Dortmund, ku ylli i tyre kryesor, Karim Adeyemi, po bëhet një barrë gjithnjë e më e madhe për ekipin.

Adeyemi është i pakënaqur që klubi nuk e shiti atë këtë verë gjatë afatit kalimtar dhe aktualisht po përpiqet të ushtrojë presion mbi bordin që ta bëjë këtë në janar, dhe për sjelljen e tij tani do të ndëshkohet.

Konkretisht, Adeyemi u zëvendësua në minutën e 60-të në fitoren e Dortmundit ndaj Monchengladbach në Kupën e Gjermanisë, dhe për shkak të kësaj ai ishte dukshëm i frustruar, kështu që vendosi të mos i përshëndeste shokët e ekipit, por të shkonte direkt në dhomën e zhveshjes.

Për këtë, ‘Milionerët’ do ta ndëshkojnë, gjë që u konfirmua nga drejtori sportiv Sebastian Kehl. “Zëvendësimi i tij ishte plotësisht i justifikuar. Ai nuk luajti mirë dhe do të ndëshkohet për sjelljen e tij. Sigurisht që kemi tema për të folur pas gjithë kësaj. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, ashtu si trajnerit dhe shokëve të tij të ekipit”, ka thënë Kehl.