Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila javën e kaluar u shpall këngëtarja më e mirë në Brit Awards, ka bërë kërkesë në Zyrën për Pronësi Intelektuale, që ta përdorë emrin e saj për shitje të produkteve të ndryshme.

Sipas burimeve të tabloidit "The Sun", Dua Lipa tani është duke shikuar mundësinë, që të përfitojë nga suksesi i saj dhe të zgjerojë burimet e të ardhurave financiare.

"Dua ka pasur vit të suksesshëm, sidomos kur fitoi çmimin si "Hyrja e re më të mirë" dhe "Artistja më e mirë britanike", por ajo ka një turne për të fituar më shumë para", ka thënë ky burim për "The Sun".

"Lançimi i linjave të rrobave, parfumeve apo grimit do t’i krijonin asaj pasuri dhe janë marrë hapa që kjo të ndodhë. Ka fansa të rinj që e përcjellin në media sociale dhe e di se ka një treg për të kapur", ka shtuar burimi.

Dokumentet, që ka dorëzuar gjithashtu paralajmërojnë, se ajo do të përdorë emrin e saj për të promovuar muzikën e saj me incizimet digjitale.