Këngëtarja shqiptare, Dhurata Ahmetaj preferon më mirë të vdes sesa t'i rikthehet një historie të kaluar.
E pyetur nga një fans në trendin e fundit të Instagram, "Ask me a question" (më bëj një pyetje), "Të martohesh me ish-të dashurin apo të vdesësh?", Dhurata zgodhi vdekjen.
Kujtojmë se historia e dashurisë që pati me Argjend Haradinaj u komentua gjatë në faqet rozë ku nuk munguan skandalet. Në intervistat e saj, këngëtarja ka zbuluar se Argjendi e shfrytëzonte famën dhe pasurinë e saj.
Duket se ky kapitull është mbyllur plotësisht për këngëtaren dhe nuk ka aspak dëshirë t'i kthehet!





