Këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira është nderuar nga presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, për suksesin e arritur në Eurovision 2018.
31-vjeçarja shqiptare grumbulloi 436 pikë duke u rënditur e dyta në këtë festival ku gjithashtu konkuronin edhe dy shqiptarë të tjerë, Ermal Meta (Itali) dhe Eugent Bushpepa (Shqipëri).
"Është nder i madh që u pranova dhe mora çmim nga presidenti Nicos Anastasiades në Nicosia. Ndihem krenare që e përfaqësova Qipron në Eurovision 2018 me ‘Fuego’", shkruan Eleni në Instagram.





