Një fotografi e postuar nga Morena Taraku pranë këngëtarit Jason Derulo ka nxitur dyshimet se po shijojnë një lidhje dashurie.
Duke i uruar ditëlindjen këngëtarit me famë botërore, Morena postoi një foto ku shfaqet shumë pranë Jason, i cili kohët e fundit i ka bërë shpesh herë komente bukuroshes shqiptare.
Nuk dihet nëse ky është i dashuri i ri i Morenës, por gjithçka mbetet për t'u konfirmuar.
Para disa muajsh, këngëtarja i dha fund historisë me milionerin iranian Sasha Sobhani, por kurrë nuk u zbulua arsyeja e vërtetë e ndarjes.





