Këngëtarja e re shqiptare Ava Max (Amanda Koçi) është renditur në vendin e parë të top listes Britanike pasi ka pushtuar prej disa javësh vendin e parë në të gjithë europen me këngën “Sweet But Psycho”.

23-vjeçarja e lindur në Shtetet e Bashkuara, por me prindër nga Tirana dhe Saranda, ka arritur kështu suksesin e radhës duke siguruar pozicionin e parë në vendin më të rëndësishëm sa i përket tregut muzikor pas Shteteve te Bashkuara, atë të Britanisë së Madhe.

Billboard raporton se shitjet e këngës së Ava Max kanë qenë masive. Ajo bëhet këngëtarja e tretë shqiptare që renditet në vendin e parë në Britaninë e Madhe pas Rita Orës dhe Dua Lipës.