Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja Adelina Tahiri zgjedh të publikojë foto me barkun e rrumbullaket. Prej muajsh, ajo është në pritje të ëmbël dhe duket se po e shijon në maksimum këtë periudhe. Këngëtarja shqiptare ka ndarë në rrjetin e saj social foto ku duket thuajse e zhveshur dhe me barkun e rrumbullakët.
Por Adelina Tahiri nuk ndalet, këtë herë ajo ka bërë publike imazhe të tjera të saj, ku duket shumë bukur edhe pse shtatzëne. Këngëtarja nuk ka qëndruar larg syrit të publikut, përkundrazi ajo ka zgjedhur të ndaj çdo moment të shtazanisë me ndjekësit e saj në “Instagram”.





