Ka qenë një nga këngëtaret më të rezervuara sa i përket jetës së saj private, por prej disa kohësh Kamela Islamaj, e ka bërë tashmë publike lidhjen e saj me Dj italian.

E ftuar në emisionin “E diell” të moderatorit Adi Krasta, ajo ka folur për martesën të cilën nuk e sheh në planet e saj të afërta dhe bashkëjetesën si alternativën më të mirë për t'u njohur më mirë. 

“Nuk e di pse, [martesa] më duket diçka shumë e madhe dhe e vështirë, kurse bashkëjetesa është e njëjta gjë, vetëm se kur martohesh veç sa firmos ca letra. S’e di, letrat më shtien frikën. Pastaj në bashkëjetesë njiheni më mirë, duke jetuar bashkë për një kohë të gjatë, e kupton më mirë çfarë i pëlqen dhe nuk i pëlqen tjetrit.”, u shpreh ajo për Krastën.

Aktualisht Kamela dhe partneri i saj kuptohen gjysmë shqip dhe gjysmë italiasht. “Më thotë “la mia pricipessa”, në italisht dhe pastaj: “të dua shumë”, në shqip.”, tregoi Kamela. Gjithashtu me shaka tha se për t’ia prezantuar prindërve kishin vendosur të prisnin derisa ai të mësonte shqip.