Ajo është mjaft e njohur dhe e dashur për publikun. Ndonëse për disa vite i mungoi tregut muzikor shqiptar, sërish këngën e saj “Ishe mbret”, e njihnin të gjithë.

Bëhet fjalë për këngëtaren simpatike, Anxhela Peristeri e cila është rikthyer në Shqipëri për të vazhduar karrierën muzikore.

E ftuar në emisionin “Thumb” ndër të tjera, Anxhela ka treguar diçka të frikshme të cilën e ka përjetuar gjatë kohës që jetonte në Greqi.

Ajo ndante banesën me disa kolege dhe aty shumë gjëra nuk shkonin si duhet pasi një shpirt i vdekur, endej nëpër shtëpi.

“Në atë shtëpi dritaret kërcisnin, televizori ndizej dhe fikej vetë dhe njerëzit largoheshin prej aty pasi e kishin marrë me qera dhe kishin përjetuar këto eksperinca të frikshme”, është shprehur këngëtarja.

Më vonë, Anxhela kishte mësuar se në atë shtëpi  ishte ekzekutuar gruaja e pronarit të pallatit dhe kjo shpjegonte praninë e shpirtrave aty.

Image result for anxhela peristeri