Këngëtarja Ronela Hajati njihet për ekspresivitetin dhe origjinalitetin e saj. Ajo pëlqehet më së shumti nga fansat edhe për shkak të shfaqjes së saj nëpër intervista televizive pa dorashka.
Sa i përket pamjes së saj të jashtme, shfaqet gjithmonë e kuruar në detaje, madje preferon shumë edhe grimin e rënduar.
Gjithsesi, Ronela përmes disa postimeve në Instastory na tregon si duket pa grim dhe me pizhama në parukeri teksa rregullohet para një koncerti. E përgjumur, ajo tregon sesa e vështirë është ndonjëherë të jesh këngëtare.
“Kur të flihet gjumë por duhet të bëhesh gati për të dalë në skenë për të kënduar”, shkruan Ronela.





