30nëntor 2015 – Këngëtarja irlandeze, Sinnead O’Connor ka alarmuar fansat e saj, pasi ka paralajmëruar vetëvrasjen në faqen e saj në “Facebook”. Këngëtarja shkruan se ka marrë një mbidozë, pasi ndihet e padukshme dhe nuk vlen për asnjeri. Sinnead O’ Connor, e njohur për këngën ‘Nothing Compares to you’, ka pasur shpesh shqetësime mendore, pasi vuan nga depresioni bipolar. Në qershor ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e vezoreve, pas një tumori, dhe ishte nën mbikëqyrje për të mos kryer vetëvrasje. Balkanweb poston statusin e plotë:

“Ajo që më kanë bërë gjatë kësaj jave ka qenë tmerrësisht mizore. Im shoq, familja ime, Nga Saint Pats dhe An Gardai Siochana, nga im bir, Jake dhe Donal Lunny dhe Angela Singleton, nga e dashura e tim biri, nga miqtë e tij…Pas gjithë asaj çfarë kam kaluar dhe pasi e kam kaluar krejt e vetme…dhe që jam detyruar të kaloj që prej operacionit që bëra në 26 gusht…’ Kjo javë më ka dërrmuar. Largimi i fëmijëve të mi nga baballarët e tyre, pa asnjë arsye, që kur kam bërë atë operacion…është një skenë e tmerrshme tradhtie. Dy netët e fundit kanë qenë një shkatërrim. Kam marrë një mbidozë. Nuk gjej mënyrë tjetër që ata të më respektojnë. Nuk jam në shtëpi, jam në një hotel diku në Irlandë, me një emër tjetër. Nëse nuk do të isha duke e postuar këtë, asnjë nga familja apo fëmijët e mi nuk do ta merrnin vesh. Do të kisha vdekur pa u shqetësuar asnjëri të më jepte pak nga koha e vet. Mund të kisha vdekur prej kohësh dhe askush nuk do kishte marrë vesh gjë. Sepse, mesa duket, jam një mbeturinë që meriton të braktiset dhe të trajtohet si m*t pasi kam hequr vezoret dhe fëmija im është shumë sëmurë. Jam një njeri i kalbur, një nënë e tmerrshme, ndaj edhe më keni lënë vetëm. Vetëm, duke qarë e duke u çjerrë me javë të tëra. Dhe të gjithë më kanë thënë ‘Ik p*rdhu’. Jam e padukshme. Nuk vlej një lek për asnjeri. Askush nuk më ka qëndruar pranë. Kam vdekur me miliona herë, me gjithë këtë dhimbje që kam përjetuar. Kështu, pra…Të huajve u pëlqej…Por familjes sime as që u interesoj. Nuk do ta kishin marrë vesh po të kisha vdekur nëse nuk do t’ua bëja me dije tani..’ Bravo ju qoftë. Më hoqët qafe. Të më falni që kupa nuk u mbush që më parë. Jam një idiote. Kur menduat të më merrnit fëmijët e mi, e kishit planifikuar edhe se unë do të çmendesha nga kjo? Se do të ishte pika e fundit që do të derdhte kupën? Kur të tregoni se përse vdiqa, bëni mirë të thoni të vërtetën. Barry! Ata nuk do ta thonë kurrë të vërtetën. Ti je i vetmi që më njeh mua dhe e di. Të lutem më mbështet, bëje për mua. Nuk mund të luaj ping-pong. Fëmijëve të mi as që u plas nëse unë vdes apo jo. As baballarëve të tyre. Të gjithë janë më mirë pa mua. Kurrë, kurrë mos ia bëni një gruaje këtë! Le të bëhet një mësim për ju. Mbijetova kur John Ëaters e bëri…por nuk mund të mbijetoj edhe pasi e bëri Jake”- ka shkruar këngëtarja, e cila është shpëtuar nga policia, dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

/portal DurrësLajm/