Dhimbja e kokës është dhimbje e cila shfaqet në zonën e kokës dhe të qafës. Dhimbja e kokës mund të jetë e shkurtër dhe e kaluese, por po ashtu mund të jetë edhe jashtëzakonisht e fortë dhe të përsëritet shpesh.
Shkaqet e dhimbjes së kokës mund të jenë të ndryshme, madje edhe të rrezikshme për jetën. Nëse dhimbja e kokës shfaqet rrallë dhe dëshironi të shmangni konsumimin e panevojshëm të ilaçeve kundër dhimbjes së kokës, provoni të konsumoni ndonjë nga këta përbërës ushqyes.
Uji
Është mënyra më e lirë, por mund të jetë edhe mënyra më e besueshme për shërimin e dhimbjes së kokës, transmeton Koha.net. Nëse trupi është i hidratuar si duhet, shumica e toksinave do të nxirren përmes urinës, jashtëqitjes ose djersitjes. Uji po ashtu ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.
Kafja
Kafja e fortë mund të ndihmojë te lehtësimi i dhimbjes së kokës. Përmban kafeinë e cila stimulon enët në zonën e kokës. Do të stimulohen mbaresat e nervave që krijojnë ndjenjën e dhimbjes dhe kjo do të largojë dhimbjen.
Çaji
Çaji përmban taninë e cila vepron ngjashëm si kafeina. Një filxhan çaj të ngrohtë shpejt do ta largojë dhimbjen e kokës.
Molla
Molla përmban bioflavonoidet të cilat ndihmojnë në reduktimin e tensionit të gjakut, ndërsa me të reduktohet edhe frekuenca e dhimbjes së kokës.
Piperi
Piperi është erëz e shkëlqyeshme e cila u jep shije pikante ushqimeve, ndërsa përmban kapsaicinën e cila rrit pragun e dhimbjes dhe redukton frekuencën e dhimbjes së kokës.
Qumështi i ngrohtë
Qumështi i ngrohtë vepron në mënyrë relaksuese në sistemin nervor. Megjithatë, disa persona nuk janë adhurues të qumështit të ngrohtë, ndërse për ta më së miri do të ishte të shtohej 1 lugë mjaltë.