Nuk janë të paktë personat që ankohen se i kanë në mënyrë të vazhdueshme këmbët e ftohta. Por përballë kësaj ftohtësie periferike qëndron një problem që nuk duhet neglizhuar.
Të paturit e këmbëve të ftohta, mund të jetë sinjal se tiroidja juaj nuk funksionon mirë dhe se ju vuani nga hipotiroidizmi.
Mund të ndodhë që të keni probleme edhe me qarkullimin e gjakut, sidomos nëse i keni këmbët e akullta jo vetëm në dimër, por edhe në verë.
Por ka edhe disa sëmundje kardiake, si sëmundja e arteriozës periferike, që shkaktojnë ngushtim të arterieve dhe pengojnë fluksin e gjakut, sidomos në ekstremet e trupit, si në duar dhe këmbë.
Kështu që nëse vini re se këmbët tuaja janë gjithmonë të ftohta, konsultohuni me mjekun për të kuptuar problemin që keni.