Jo vetëm lëkurat dhe lëngu i shalqinit janë të dobishme për shëndetin dhe estetikën.
Përveç frutit që është i mrekullueshëm, edhe bërthamat e tij janë tepër të dobishme. Ato mund të përdoren për të ngrënë (të pjekura), por edhe mund të përgatiten si çaj, dhe ju ndihmon për të larguar gurin në veshka.
Merrni 1 lugë gjelle me bërthama shalqiri të bluara. Shtoni mbi to 1 filxhan çaji me ujë të vluar mirë.
Lerini të mbuluara me kapak për 10 – 15 minuta. Kullojeni këtë çaj dhe pini nga 1 filxhan në ditë.
Kjo do të ndihmojë për të shkrirë gurët në veshka madje edhe për të stimuluar veshkat jo shumë aktive, pasi ka veprim diuretik.