Po qarkullon një mashtrimi i ri me mesazhe në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”.
Alarmin e ka ngritur policia e shtetit, e cila thotë se mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare. Këto mesazhe janë mashtrim dhe nuk kanë asnjë lidhje me e-Albania apo me institucionet shtetërore.
Qytetarët këshillohen të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur, të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara si dhe të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë
Po ashtu, ekomandohet vetëm përdorimi vetëm i faqes zyrtare https://e-albania.al, fshirja e menjëhershme e mesazheve të tilla dhe raportimi i çdo rasti pranë autoriteteve
“Policia e Shtetit vijon punën për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, duke mbetur e angazhuar për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve”-thekson policia/





