Femrat koreane kanë gjithmonë këshilla për të dhënë për sa i përket kujdesin për fytyrën. Një prej këtyre këshillave është larja e fytyrës me ujë me gaz. Ai i jep lëkurës elasticitet.
Sekreti është fuqia e ujit të gazuar, ku flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive.
Mënyrat për ta përdorur ujin e gazuar janë të shumta. Koreanet e përdorin si spraj ose e përhapin nëpër fytyrë me ndihmën e pambukut, duke e mbajtur për disa minuta në lëkurë. Duhet ta bëni këtë pasi ta keni pastruar lëkurën, në mënyrë që flluskat të depërtojnë më thellë duke hapur poret.
Në krahasim me ujin e rubinetit, me të cilin lani zakonisht fytyrën, uji me gaz është më i pastër. Rekomandohet ta përdorni të paktën një ose dy herë në javë.