Verona u mposht nga Sasuolo me rezultatin 0-1. Goli i Djuriçiç në minutën e 50-të, i shkaktoi humbjen ekipit ku aktivizohen edhe 2 futbollistët shqiptarë, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.
Ky rezultat negativ nuk është pritur mirë nga trajneri i skuadrës veroneze, Ivan Juriç, i cili është kapur në prononcimin pas ndeshjes, me një gazetar italian.
Juriç u pyet për rënien fizike të ekipit në pjesën e dytë, teksa trajneri reagoi menjëherë duke deklaruar: “Mund të të përgjigjem me dashakeqësi? Keni parë një m**! Sasuolo po vuante ne vraponim!”.





