Pas disa ditëve me vranësira dhe reshje, fundjava pritet të ketë kushte atmosferike më të qëndrueshme.
Kryeqyteti pavarësisht temperaturave që kanë pësuar rritje, rrezikon të ketë disa momente me reshje.
Sipas sinoptikanëve të MeteoAlb, temperaturat do të rriten me disa gradë dhe koha do të jetë e përshtatshme për pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin.
Ditët e fundit të gushtit dhe fillimi i shtatorit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura më të larta se kjo javë që po mbyllet.