Nëse keni planifikuar të udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara, ambasada amerikane në Tiranë iu kërkon qytetarëve shqiptarë të bëjnë kujdes me vlefshmërinë e pasaportës.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit.

POSTIMI I PLOTË

Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit? Lutemi kini parasysh se sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit. Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re. #pyetanen