Kryeministri Rama në dialogun për ‘Bujqësinë dhe Zhvillimin rural’ u ndal dhe tek problemet me blegtorinë.

Ai kritikoi institucionet e qeverisjes vendore duke i quajtur që kanë një sjellje skandaloze ndaj blegtorëve në raport me burokracinë që u vendosin për nevojat që kanë. 

ELBASAN- “Ndërkohë që ishte e tmerrshme që të dëgjosh eksperiencat e blegtorëve për qeratë e kullotave, qasja e strukturave të qeverisjes vendore për qeratë e kullotave ishte skandaloze.

Përveç përpjekjeve që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori që ka shumë probleme, duhet të përballojnë edhe burokracinë në nivelin vendor dhe duhet ta ndryshojmë menjëherë.

Ne duhet t’i lutemi blegtorëve, jo të na luten për kontratën e kullotës.

Çështja për një paketë blegtorale të diskutohet dhe t’i ftojmë në Cajup kur ta kemi gati”, tha Rama.