Pas moshës 30-vjeçare, tek shumica prej nesh nisin të shfaqen rrudhat e para në fytyrë, kryesisht në zonën rreth buzëve dhe syve.
Ekspozimi i tepërt në diell, mungesa e gjumit, pirja e duhanit, janë disa faktorë që përshpejtojnë procesin e shfaqjes së tyre.
Kujdesi për lëkurën tuaj tashmë është mjaft e thjeshtë. Nuk është e nevojshme të shpenzoni para për kremra apo maska, por mjafton të keni këto përbërës në shtëpinë tuaj.
Pjesa më delikatë është zona rreth syve, për të cilën ekziston një maskë e cila përbëhet nga mjalti dhe patatet.
Shtrydhni pataten në një tas deri sa t’i dalë lëngu, shtoni pak mjaltë dhe e përzieni mirë deri sa të krijohet një masë homogjene dhe vendoseni në fytyrë rreth syve.
Mbajeni 10-15 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Është e këshillueshme ta përdorni këtë maskë, 2 herë në javë.