Kenia ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rritjen e njohjeve ndërkombëtare të vendit.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për kontributin e tyre në këtë proces.

Kurti shprehu gjithashtu mirënjohjen për presidentin e Kenias, William Samoei Ruto, duke e cilësuar këtë njohje si një vendim historik që do të hapë rrugën për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.

“Me vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë, shpresojmë që ky kapitull i ri në marrëdhëniet me Kenian të jetë i qëndrueshëm, i frytshëm dhe produktiv,” tha Kurti.