Prej 10 ditësh Kepi i Rodonit është i përfshirë nga flakët. Mësohet se ditën e sotme janë riaktivizuar sërish zjarret në zonën e Shetajt.
Erërat që frynë gjatë natës kanë rigjallëruar rrezikshëm zjarret dhe diten e sotme janë nisur për në vatrat e zjarrit 4 mjete zjarrfikëse nga Durrësi.
Gjithashtu në aksion për vënien në kontroll të situatës janë edhe emergjencat civile dhe forcat vullnetare lokale të njësive vendore.
Gjithashtu në ndihmë janë bashkuar edhe forca zjarrfikëse nga Tirana.
Një ditë më parë, në zonë ndërhyri edhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, që kontribuoi për vënien nën kontroll të flakëve.
Deputeti i zonës, Jurgis Çyrbja, publikoi në rrjete sociale videon e mëposhtme, ndërsa shkruante:
“Në Shetaj të Njësisë Administrative Ishëm, falë ndërhyrjes së Ministrisë së Mbrojtjes, po luftohet vatra e vetme e mbetur e zjarreve në këtë zonë.
Për të mos harruar punën shembullore të ekipeve zjarrëfikës të Durrësit dhe Shijakut, të cilët neutralizuan zjarret duke mos rrezikuar banesat pranë”.
Ndërkohë, një ditë më parë, prefekti i qarku Durrës, Emiljan Jani, njoftoi në rrjete sociale se qarku përfshihej në zonat me rrezik të lartë nga zjarret, prandaj rekomandoi kujdes maksimal nga të gjithë.





