Java e modës gjithnjë sjell tendenca të reja në fokus. Këtë herë do të flasim për këpucet. Nëse shohim me kujdes foto të fashionisteve ajo që bie në sy janë këpucet e kuqe dhe stili i balerinave. Tani nuk ka më taka të larta, duket se kjo tendence të përkrah të gjitha grupmoshat dhe të gjitha profesionet. 

Të kombinueshme me çfarëdolloj veshjeje, nga ato më sportivet tek ato më klas, këto këpucë mbi të gjitha, ofrojnë komoditetin që vetëm një takë e tillë mund ta ofrojë.