Një teleferik është shkëputur në një zonë malore në veri të Çekisë.

Sipas policisë një person ka humbur jetën, ndërsa mediat vendase raportojnë se ka shumë të lënduar.

“Sot rreth orës 13:30 (me orën lokale) morëm informacion për rënien e teleferikut në Ještěd, afër Liberec. Ekipet e shpëtimit evakuuan 14 persona. Një person humbi jetën.”- tha policia çeke në “Twitter”.

Ndërkohë, sipas televizionit çek teleferiku do të mbyllej nesër, për mirëmbajtje rutinë.