BUJAR QESJA
Sapo informohemi qe eshte ndare nga jeta, nje nga emrat e njohur te fizkultures shqiptare Flutura Çelkupa. Ka vite qe ka lenguar ne shtrat dhe tash sosi frymemarrjen.
Durrsaket e njohin mire kete zonje te nderuar te sporteve dhe te jetes shoqerore. Eshte nga Elbasani me origjine dhe jetoi ne Durres, pasi lidhi jeten me nje tjeter kuader te njohur te kultures fizike dhe sporteve Mustafa Çelkupa.
Mustafai drejtoi per 15 vite Komitetin e Kultures Fizike dhe Sporteve ne rrethin e Durresit nga viti 1960, e deri ne vitin 1974, ku u caktua ne krye te Federates Shqiptare te Futbollit. Flutura pasi mbaroi studimet ne Universitetin e Sporteve, punoi si mesuese e edukimit fizik ne disa shkolla, por kryesisht ne gjimnazin Gjergj Kastrioti.
Per disa vite kreu edhe detyren e Drejtoreshes se Institutin te larte te kultures fizike e sporteve Vojo Kushi ne Tirane dhe dha ndihmese te çmuar ne edukimin e brezit te ri te mesuesise se lendes se fizkultures dhe te rritjes se rezultateve cilesore te studenteve ne sporte.
Djali i Flutura Çelkupes, Eldari per disa vitesh kreu detyren e shefit te zyres se urbanistikes ne Bashkine e Durresit.
I shprehim ngushellimet me te ndjeshme familjes Çelkupa. Flutura Çelkupa do te kujtohet per ate çka ishte dhe per ate çka dha per Durresin dhe per durrsaket ne veçanti dhe per sportin shqiptar ne teresi. La nje emer te mire, qe meriton te çmohet.
Lamtumire zonja e nderuar e sporteve Flutura Çelkupa!
Bujar Qesja
Durres: 8 janar 2024