PUKË, 11 prill 2013- Arrestohet disa muaj pas krimit një i shumëkërkuar në Pukë.

Policia e këtij rrethi bëri të ditur se është vënë në pranga Palok Çoku, i cili keqtrajtoi dhe vrau fqinjin e tij Dodë Prenga. 

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e 8 nëntorit të 2012-s, në vendin e quajtur Gjethbajë në fshatin Gojan të Pukës. 

Sipas policisë, që prej mbrëmjes së krimit, Çoku fshihej ne vende te ndryshme, ndërsa gjatë natës është arrestuar në një zonë të pabanuar.

Gjithashtu, i shumëkërkuari do të hetohet edhe për vepra të tjera penale.