Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Princ William është kundër xhaxhait të tij, Princ Andrew pas akuzave për abuzim seksual që rëndojnë mbi këtë të fundin.
Edhe pse Mbretëresha 95-vjeçare Elizabeth ka paguar avokatët më të mirë në SHBA, në mënyrë që 61-vjeçari të dalë i padëmtuar nga padia e ngritur nga Virginia Robert Jeff, një anëtar i familjes mbretërore ka vendosur të ndalojë përgjithmonë Dukën e Jorkut nga jeta publike.
“William nuk e pëlqen xhaxhain e tij, Andrew”, tha një mik i Dukës së Kembrixhit për “Sunday Times”, ndërsa një burim i pallatit i tha se 39-vjeçari William e përshkroi xhaxhain e tij si “rrezik” dhe “kërcënim” ndaj familjes mbretërore.