hefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka kërkuar bllokut të forcojë industrinë e mbrojtjes dhe të plotësojë rezervat në mënyrë që të jetë gati për t’u përballur me “kërcënime të mundshme”, ndërkohë të vazhdojë ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Ukraina, e cila mbështetet shumë në furnizimet perëndimore për pajisje ushtarake, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, është detyruar të racionojë rezervat e saj të municionit përballë një sulmi gjithnjë e më intensiv nga Rusia.
“Pas dy vitesh luftë me intensitet të lartë, furnizimet në dispozicion janë varfëruar dhe konflikti është zhvendosur nga një luftë furnizimesh në një luftë prodhimi”, shkroi Borrell më 11 mars në një artikull mbi Strategjinë industriale të mbrojtjes evropiane që iu prezantua Komisionit Evropian më 5 mars.“Pas dy vitesh luftë me intensitet të lartë, furnizimet në dispozicion janë varfëruar dhe konflikti është zhvendosur nga një luftë furnizimesh në një luftë prodhimi”, shkroi Borrell më 11 mars në një artikull mbi Strategjinë industriale të mbrojtjes evropiane që iu prezantua Komisionit Evropian më 5 mars.