Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent paralajmëroi vendet që të mos hakmerren ndaj tarifave tregtare të SHBA-së të shpallura për shkak të krizës së Grenlandës.
I pyetur në lidhje me pasigurinë me të cilën përballen kompanitë dhe pse çdo vend duhet të hyjë në një marrëveshje tregtare me SHBA-në, Bessent tha në konferencën e tij për shtyp në Davos:
“Do të thoja se ky është i njëjti lloj histerie që dëgjuam më 2 prill. Pati një panik.”, duke iu referuar ditës së shpalljes së tarifave fillestare.
“Ajo që po i bëj thirrje të gjithëve këtu është të ulen, të marrin frymë thellë dhe t’i lënë gjërat të rrjedhin vetë. Ajo që presidenti Trump po kërcënon për Groenlandën është shumë e ndryshme nga marrëveshjet e tjera tregtare. Kështu që do t’i nxisja të gjitha vendet që t’i përmbahen marrëveshjeve të tyre tregtare.”, tha ai.
Donald Trump njoftoi tarifa doganore prej 10 përqind ndaj 8 vendeve evropiane, të cilat do të hyjnë në fuqi nga shkurti, ndërsa së fundmi ka paralajmëruar se do të rriten në 100% nëse nuk arrihet një marrëveshje për të marrë Groenlandën.





