Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa është larguar nga Shqipëria duke kërkuar azil politik jashtë vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, avokati i tij Kujtim Cakrani.

"Kërcenimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrug dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë Drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij!

Në një vend ku krimi komunistë i djeshëm është më i egërr se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur." – shkruan Cakrani.