Ambasada e SHBA-së në vendin tonë përmes një postimi në “Facebook” ka theksuar mbështetjen e palëkundur për gazetarët shqiptarë.

Sipas tyre gazetarët shqiptarë kanë mbështetjen e të gjithë botës për të bërë raportime të rëndësishme ne emër të bashkëqytetarëve të tyre.

Gjithashtu, ambasada ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre duke i cilësuar si të papranueshme.

“Një media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për demokracinë.

Ne shprehim mbështetjen tonë të palëkundur për gazetarët në Shqipëri dhe në mbarë botën, të cilët ndërmarrin hetime dhe raportime të rëndësishme, në emër të bashkëqytetarëve të tyre. Kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre janë të papranueshme”, thuhet në njoftim.