Reagim i ashpër i Kryemistrit të Shqipërisë, Edi Rama, për thyejen stolave të shumtë në stadiumin modern “Air Albania” nga tifozët e Tiranës dhe Kukësit (kryesisht nga ultrasit Tiranës).
Me një fjalor shpotitës dhe kërcënues, kryetari i Qeverisë paralajmëroi masa të ashpra ndaj vandalëve të “Air Albanias”, duke kujtuar nenet e reja të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë kundër dhunës në sport.
Postimi i Ramës:
Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT!





