Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me lajmin se prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami është kërcënuar nga persona të panjohur me një fishek të lënë në dritaren e zyrës së tij.

Kkreu i Shtetit shprehet në një postim në rrjete sociale se kjo është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme, e që duhet të nisë hetim i menjëhershëm.

“Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme. Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar. Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.”, shkruan Meta.