Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije se Akademisë së Shkencave do i pritet fondi nga buxheti i shtetit nëse nuk reformohet.
“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”, shkuan Rama, një ditë pas debatit të ndezur në lidhje me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.
Akademiku Artan Fuga i ka bërë thirrje gazetarëve dhe drejtuesve të mediave të vezhgojnë dhe raportojnë atë që ai e quan “katrahurën e 4 shtatorit”, që përkon me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.
Fuga i ka quajtur keto zgjedhje “farsë zgjedhore”, që po organizon Akademia e Shkencave, “për krizën e thellë të kërkimit shkencor në Shqipëri, dhe që është mekanizmi që mbulon faktet që tregojnë se Akademia e Shkencave, por jo vetëm ajo, nuk është në pozicionin e duhur, në ritmin e duhur, në gjallërinë e duhur dhe në rezultatet e duhura!”





