10 korrik 2015 – Kërcënohej për 9 vite me radhë me e-maile të ndryshme, dhe nuk ia kishte marrë mendja kurrë se pas mesazheve tmerruese qëndronte ai që kishte në krah. Ishte pikërisht bashkëshorti i saj.
Nëna e tri fëmijëve për vite të tëra këcënohej nëpërmjet këtyre mesazheve se do të vritej dhe do të përdhunohej. Por, kohët e fundit kur sms-të u bënë të shpeshta, ajo denoncoi në polici. Më pas zbuloi të vërtetën e hidhur që i bënte pas krahëve bashkëshorti i saj.
Ai tashmë është arrestuar dhe ka rrëfyer se gjithçka e ka bërë në shenjë hakmarrjeje, pasi gruaja e tij e kishte tradhtuar 10 vjet më parë. Ngjarja ka ndodhur në Linden, Utah të SHBA-së.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/