29 shtator 2015 – Televizioni 'News 24' njoftoi mbërritjen e një mesazhi kërcënues në një nga numrat e redaksisë së saj. Mesazhi kërcënues i drejtohet gazetarit Artan Hoxha dhe operatorit Ervin Daja, pak ditë pasi ata kanë realizuar një reportazh në zonën e Devollit, duke publikuar parcela me hashash të pakorrur.
“Artan Hoxha dhe Ervin Daja, për spektaklin që keni bërë me djersën dhe gjakun tonë do ta paguani me kokë. Çdo rrënjë dhe çdo cent që na keni çuar dëm, faturën do ta paguajnë familjet dhe fëmijët tuaj. Do të shihemi shumë shpejt, përshëndetje nga Holanda”, thuhet në mesazhin kërcënues, i cili sipas 'News 24' është dërguar nga Holanda.
/portali DurresLajm/