Një vajzë 10 vjeçe është kanosur nga një 40-vjeçar në Lezhë, për t’i vjedhur para babait të saj.

Arben Uka, 40 vjeç, ka kanosur minorenen A.M., 10 vjeçe, duke i thënë se do e vriste atë dhe familjen nëse nuk i jepte një shumë të caktuar parash, bëri të ditur policia.

“Nëse nuk më jep para, do të vras ty, babin, familjen”, ka qenë kërcënimi që ai i ka bërë vogëlushes, me të cilën jetonin në të njëjtën lagje.

Vogëlushja, e pushtuar nga frika, i ka vjedhur paratë babait të saj dhe ia ka dhënë 40-vjeçarit. Sipas të dhënave, ajo ka mundur të marrë 1000-2000 lekë të rinj.

Kur është kuptuar nga prindërit, e mitura ka treguar me detaje gjithçka. Prindërit e denoncuan rastin në polici dhe më pas u bë i mundur arrestimi i Arben Ukës.