FC Bayern Munchen është kërcënuar prej javësh. Këtë e konfirmoi edhe policia bavareze për Sport1. Ata pretendojnë se personi i arrestuar i kishte dërguar një mesazh klubit ku kërkonte një milionë euro para të thata dhe diamante me vlerë dy milionë euro, shpjegon Oliver Timper, zëdhënësi i policisë. Autori i ka kërcënuar me lloj-lloj idesh, fliste për drone dhe bomba, që mund të shpërthejnë.

Në policinë e qyteti të Munchen u krijuar një grup special dhe shumë shpejt ata arritën të kishin kontakt me autorin duke gjetur identitetin e tij. Quhet Harald Zirngibl, i cili njihet ndryshe edhe si “Zotëria që vjedh banka”. Në vitin 1999 Zirngibl u dënua me 13 vjet e gjysmë burg për shkak se kishte marrë pjesë në 17 vjedhje bankash. Policia e arrestoi 63-vjeçarin i cili akuzohet për tentativë për zhvatje dhe kërcënim.