Një çift bashkëshortësh nga qyteti i Durrësit kanë denoncuar në polici, kërcënimin që një person i paidentifikuar i ka bërë përmes telefonit.
Sipas njoftimit të policisë, informohet se “Më datë 17.06.2017, bashkëshortët shtetasit SH.D. dhe XH.D., vjeç 63, 70, banues në Durrës, kallëzojnë se më datë 16.06.2017, janë kërcënuar me anë të telefonit nga një person”.
Pas padisë së tyre, uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.





