Tiranë, 2 mars 2014 – Kërcënohet familja e deputetes së Partisë Demokratike, Mesila Doda. Është kjo e fundit që ka denoncuar një prej anëtarëve të FRESH-it për kërcënime ndaj fëmijëve të saj, përmes profilit në Facebook.

“Efri Didro, një prej FRESSh-istëve të rinj, sot ka kërkuar të bëj tag fotot e mia familjare duke fyer dhe kërcenuar, përveç gjithë të tjerëve edhe fëmijët e mi. Ju nuk mundet ta shihni sepse ky opsion është i bllokuar nëse une nuk jap aprovimin, por unë nuk mundem të heq fyerjet dhe kërcënimet e bëra në adresë të familjes sime, sepse me sa duket maskarenjtë kanë marrë masat që unë të mos mundem ta heq këtë aktivitet të tyrin”, shkruan deputetja Doda.

Në reagimin e saj, deputetja demokrate i bëri thirrje prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llallës dhe organeve kompetente që të nisin hetimet për të vënë drejtësinë në vend.

“Ftoj prokurorin e përgjithshëm të nisë hetimin për keqpërdorimin e komunikimit elektronik për kërcënim të minorenëve dhe ftoj kryetarin politik të këtyre maskarenjve dhe keqbërësve të gjejë fajtorin që e ka mes militantëve të vet”, thekson deputetja Mesila Doda.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/