Një ngjarje mjaft e rëndë është regjistruar ndaj gazetarit Elton Tozaj.
Apartamenti ku gazetari jeton është lyer me benzinë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë djegëse në hyrje të shtëpisë së tij, në një përpjekje të qartë për ta frikësuar.
Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pas një episodi tjetër të dhunshëm, ku Tozaj u sulmua fizikisht nga persona të panjohur. Ky përshkallëzim i dytë brenda një kohe kaq të shkurtër ka shtuar shqetësimet për sigurinë e tij dhe të familjes së tij.
Për fat të mirë, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, pasi situata është konstatuar në kohë. Megjithatë, prania e benzinës në ambientet e shtëpisë shihet si një mesazh i prerë dhe i rrezikshëm ndaj tij.
Ky varg ngjarjesh ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa pritet që organet ligjzbatuese të zbardhin sa më parë motivet dhe të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e këtyre akteve të rënda.
k





